Aktualitet Polumbarët nxjerrin trupin e 12-vjeçarit

Polumbarët nxjerrin trupin e 12-vjeçarit

647
0
SHPËRNDAJE

Polumbarët kanë arritur të nxjerrin trupin e 12-vjeçarit nga rezervuari 6 metra i thellë në Mëzez.

12-vjeçari kishte nisur lojën mbi akull me anë të një buke peshku që e përdorte për të rrëshqitur.  Ai luante prej tre ditësh mbi akull.

Por sot sipërfaqja e akullt e ka tradhtuar duke e marrë brenda, ndonëse motra e tij 15-vjeçare u hodh ta shpëtonte, duke rrezikuar edhe ajo jetën.

Kanë qenë forcat e policisë ata që kanë mundur të nxjerrin 15-vjeçaren E.G nga ujërat e rezervuarit, pa mundur të bëjnë dot gjë për të vëllain.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)