Kryesoret Rama nis fushatën nga Tirana: Me votë vendoset drejtimi i duhur

Rama nis fushatën nga Tirana: Me votë vendoset drejtimi i duhur

382
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Sot është vendosur pllaka e parë në Bulevardin e ri të Tiranës, duke nisur kështu dhe fazën e fundit të ndërtimit të këtij projekti. Të pranishëm në ceremoni kanë qënë kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Kreu i qeverisë tha se janë njerëzit që me votën e tyre vendosën drejtimin e duhur, dhe fakt është pikërisht ky bulevard.

“Ne dëgjojmë se vota nuk ka rëndësi, shumë rëndom njerëzit bëjnë gabim të mendojnë se pavarësisht nëse votoj apo jo në fund të ditës asnjë nuk ndryshon se të gjithë janë njësoj, këtu jemi sot në një truall që është dëshmia e krejt të kundërtës, e faktit se çfarë në fakt njerëzit vendosin me votën e tyre. Nëse vota shkon në drejtim të gabuar ose në drejtimin e duhur. Tirana mund ta kishte pasur këtë bulevard sot, sheshin Skënderbej, nuk mund të ishte sot në vitin 2017 një kryeqytet që ende nuk ka arritur të mishërojë një vizion të 87 viteve më parë, kur dy arkitekt vizionarë të thirrur nga mbreti Zog projektuan këtë segment fantastik dhe unikal që e bën Tiranën të veçantë dhe që i krijon kushte organizmit të saj që të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme. Për shkak të votës gjërat nuk shkuan siç duhet të shkonin, e për shkak të votës Tirana humbi vite. Po për shkak të votës Tirana sot jo vetëm është rivënë në lëvizje, po është rivënë me një shpejtësi të re, falë lidershipit të kryetarit të bashkisë”, tha kryeministri Rama.

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilësoi projektin polin e ri të Tiranës moderne 2030. Kjo zonë në të ardhmen do të shërbejë për selitë e ministrive, ambasadave dhe institucioneve të tjera të rëndësishme. Ai bëri të ditur se edhe bashkia e Tiranës do të zhvendoset në këtë zonë.

“Sot është një moment ku ne festojmë këtë ringritje të Tiranës, ku pas 5 viteve pause në 500 ditë kemi ecur me shpejtësi dhe sot jam i lumtur që bashkë me kryeministrin do vëmë dy pllakat e para simbolike. Poli i ri i Tiranës moderne 2030. Kjo do të jetë një hapësirë zhvillimi. Ku ta gjejmë të kemi kulla të hoteleve me 5 yje. Sot kemi grup ambasadash që duan të transferohen këtu. Bashkia e re e Tiranës do të zhvendoset në Bulevardin e Ri”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur dhe disa data të rëndësishme për hapjen e projekteve kryesore. “Dita e Verës do të hapin projektet kryesore. Me 14 mars hapet Pazari i Ri. Parkingjet në sheshin “Skënderbej”. Ata që kanë punë në zonën rreth stacionit të trenit, sheshit Skënderbej do të sigurojmë vendet e parkimit. Një datë tjetër është pranvera, mars dhe prill ku kompania britanike do të na sjellë planin e detajuar vendor”, tha Veliaj.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)