Botë SHBA, Trump: Ndoshta Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike

SHBA, Trump: Ndoshta Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike

688
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

“Mendoj se pas hakerimit të fushatës së zgjedhjeve presidenciale amerikane qëndron Rusia, përveç dhe vendeve të tjera. Ndoshta sulmet informatike janë kryer nga Rusia, por besoj edhe nga vende dhe persona të tjerë”.

Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump gjatë konferencës së tij të parë për shtyp pas zgjedhjes në Shtëpinë e Bardhë. Duke folur pastaj për dosjet mbi një marrëdhënie të mundshme me Moskën, miliarderi ka nënvizuar: “Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se ato lajme kanë qenë të pavërteta. Respekton faktin që e ka thënë”.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbajti konferencën e parë për shtyp. Trump foli për prioritetet gjatë qeverisjes së tij, duke theksuar se shumë kompani të prodhimit të makinave apo kompani farmaceutike do t’i kthejë në atdhe.

Për sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Trump u shpreh: “Unë nuk kam asnjë marrëveshje me Rusinë. Unë nuk kam asnjë plan për ndonjë marrëveshje me Rusinë dhe nuk kam asnjë borxh me ta”.

Megjithatë ai shtoi se marrëdhëniet e mira me Putin janë një “pasuri”. Shumica e presidentëve të Amerikës kanë dhënë konferenca për shtyp brenda pak ditësh pas fitimit të zgjedhjeve. Ndërsa Trump ka qenë aktiv në rrjetin social Twitter dhe ka bërë deklarata të shkurtra gjatë procesit të përgatitjeve të tij për të marrë detyrën më 20 janar.

Konferencën e fundit për shtyp në korrik të vitit të kaluar, ai e filloi me kritika të forta ndaj kundërshtares demokrate, Hillary Clinton për mungesë të konferencave për shtyp me gazetarët.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)