Aktualitet Tiranë, arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 12 vite burg për vrasje

Tiranë, arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 12 vite burg për vrasje

159
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje. Në pranga përfundoi Herger Çitaku, banues në Tiranë.

Prokuroria e Tiranës më datë 7 dhjetor të vitit të shkuar ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 5 dhjetor 2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)