Sociale Moti i keq, punonjësit e Bashkisë pastrojnë rrugët e qytetit nga bora

Moti i keq, punonjësit e Bashkisë pastrojnë rrugët e qytetit nga bora

117
0
SHPËRNDAJE

Mëngjesi e gjeti Tiranën të mbuluar tërësisht nga bora e cila ra gjatë orëve të mbrëmjes. Por pavarësisht temperaturave të ulëtave, 1200 punonjës të Bashkisë punuan gjatë orëve të natës për mbajtjen hapur të rrugëve si në zonat brenda qytetit, ashtu edhe në periferi duke pastruar borën dhe hedhur kripë dhe skorje.

Edhe mëngjesin e sotëm, në të gjithë rrugët e kryeqytetit shihje punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës të cilët hidhnin kripë duke shpëtuar në këtë mënyrë qindra jetë njerëzish të cilët rrezikohen nga akulli që është krijuar si pasojë e temperaturave të ulëta gjatë natës.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet e tyre në rrugë.

“Natë e gjatë pune për kolegët e turnit 3-të në Tiranën e zbardhur. Orët e para të mëngjesit pak më shumë kujdes në rrugë nga të gjithë. Po pastrojmë me mjete të rënda në rrugët kryesore të Tiranës, ushtro kujdes në qarkullim gjatë orëve të natës. Flm për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj në Twitter.

12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)