Aktualitet Tjetër viktimë nga i ftohti, vdes një 61-vjeçar në Sarandë

Tjetër viktimë nga i ftohti, vdes një 61-vjeçar në Sarandë

177
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Si pasojë e temperaturave të ulëta një tjetër person raportohet se ka humbur jetën. Mësohet se një 61-vjeçar nga qyteti i Sarandës ka ndërruar jetë për shkak të të ftohtit.

Policia bën të ditur se Zh.T është gjetur i pajetë rreth orës 09.02 në hyrje të shtëpisë së tij private.

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.

12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)