
Ministria e Shëndetësisë njofton se është regjistruar viktima e katërt nga gripi. Viktima është një 76-vjeçar nga Tirana.
“Ministria e Shëndetësisë informon se pacienti S. K., 76 vjeç, banues në Tiranë, i shtruar në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ më datë 05/01/2017, me diagnozë ‘Pneumonia dexter at insufiçencë Respiratore’ dhe me sëmundje shoqëruese, SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike), Diabetues Mellitus, Status Post By-Pass, i cili, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitiv për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në mbrëmje të datës 11/01/2017.
Ky është rasti i katërt i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 05/01/2017 dhe rastit të datës 11/01/2017 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës”, njofton MSH.
13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)