
Ministria e Transportit nga komunikimi me Drejtoritë e Rajoneve, informon se situata e qarkullimit në akset kombëtare, paraqitet si më poshtë:
Në rajonin verior Shkodër: Ka përmirësim në qarkullimin e akseve të këtij rajoni. Shumë nga akset e Dibrës dhe Kukësit sot janë raportuar që qarkullohen pa zinxhirë ose pjesërisht pa zinxhirë.
Në rajonin qendror Tiranë: Ka përmirësim të qarkullimit në të gjitha akset e këtij Rajoni. Vetëm segmenti Qafë Mollë – Bizë dhe Vilat Qeveritare – Antenat, qarkullohen me zinxhirë. Me kujdes duhet qarkulluar edhe në drejtim të Krrabës, e Sarisalltikut.
Në rajonin jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë vetëm tre akse, Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë dhe Ersekë – Leskovik.
Në Gjirokastër, ka disa segmente me zinxhirë, si Përmet – Çarshovë dhe Erind – Çajup.
Në Vlorë, qarkullimi në Llogora kryhet pa zinxhirë. Në asnjë aks kombëtar nuk ka bllokim qarkullimi.
13 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)