Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar një plan të mirëpërgatitur nga ana e serbëve veprimin e radhës të trenit me mbishkrime provokuese.
Basha u shpreh u gatshëm si kryetari opozitës të jepnin kontributin e tyre për përgatitjen e një plani përgjigjeje ndërsa kërkoi nga qeveria shqiptare të reagojë me përgjegjësi e jo përmes deklaratave në Facebook të kryeministrit.
“Është e pamjaftueshme që qeveria jonë të reagojë me deklarata për shtyp apo në Facebook. I kërkojmë kryeministrit të bëjë më shumë. Unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në një reagim dhe mbështetje të plotë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon”, tha Basha.
16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)