Një 52-vjeçar nga Peshkopia është arrestuar në flagrancë pasi tentoi ti jepte para punonjësit të policisë për të mos i kërkuar dokumentet dhe për t’iu shmangur masës administrative. Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Qerim Tafçiu, 52 vjeç, banues në Peshkopi. Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, është ndaluar nga patrulla e qarkullimit rrugorë, dhe në momentin që i kanë kërkuar dokumentacionet e mjetit shtetasi i lartpërmendur ka tentuar t’i jap një kartëmonedhë prej 2000 lekësh për të mos marrë masë administrative, pasi nuk kishte asnjë dokumentacion të automjetit.” Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,.
17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)