Godet kaçavidë tre shtetas duke plagosur rëndë një prej tyre dhe lehtë dy të tjerët, arrestohet në flagrancë nga policia. Në pranga ka rënë shtetasi  Reni Hasanaj, 29 vjeç, banues në lagjen 8 Shkurti, Ballsh, i dënuar më parë për vjedhje.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të spitalit të qytetit, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me kaçavidë shtetasin K.K, 20 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën, si dhe ka plagosur lehtë shtetasit A.A, 25 vjeç, dhe K.A, 23 vjeç vëllezër, banues në fshatin Belishovë, Mallakastër, të cilët morën mjekim në spital dhe janë larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.


17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)