Policia dokumenton disa vjedhje në qytetin e Ballshit, identifikon autorët e dyshuar dhe po punon për kapjen e tyre. Më datën 16.01.2017, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, u shpallën në kërkim shtetasit: M.M, 15 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh, D.V, 16 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh dhe F.V, 16 vjeç, banues në lagjen 5 Shkurti,Ballsh.


Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur lokalin e shtetasit D.Ç më datën 29 nëntor 2016, lokalin e shtetasit Q.Xh më datën 15 janar 2017, lokalin e shtetasit A.J më datën 16 janar 2017 dhe kanë thyer xhamin e derës së kompanisë SIGAL më datën 15 janar 2017. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë (seksioni i të miturve) për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës e kryer në bashkëpunim”.


17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)