Një 56-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga vajza e tij e mitur, e cila pretendon se ka kryer vepra të turpshme ndaj saj. Në pranga ka rwnw Qamil Lushi pasi vajza e tij e mitur shtetësia L.Lushi 13 vjeçe e kallëzoi se babai ka  ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe kakryer vepra të turpshme.


Gjatë kontrollit  të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar i’ u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale  një armë zjarri pistoletë e modifikuar dhe 4  fishekë çifteje,të cilat i mbante pa leje.


Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vepra të turpshme”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”dhe”Dhunë në familje”.


18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)