U kap duke prerë pemë frutore në pronësi të një shtetasi tjetër, ndalohet autori. Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë u bë ndalimi i shtetasit Safet Spahiu, 56 vjeç, banues në fshatin Tolar, Njësia Administrative Dëshnicë, Bashkia Këlcyrë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi një ditë më parë rreth orës 07:00 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Përroi i Tolarit”, fshati Katundishtë, është konstatuar duke prerë me sëpatë pemë frutore, me një vlerë prej 30.000 (tridhjetë mijë) lekë, pronë e shtetasit E.M, banues në qytetin e Këlcyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)