Word Vision në bashkëpunim me MEDPAK dhe Bashkinë e Librazhdit mbështesin qëndrën komunitare për ofrimin e shërbimeve të integruara ditore për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar. Rreth 470 fëmijë dhe prindër do të kenë mundësi të marrin shërbime të specializuara ditore në këtë qëndër. Fëmijëve dhe prindërve do tu ofrohet këshillim Psiko –Social përmes një ekipi specialistësh.
Punonjësi social, psikologu, logopedi, fizioterapisti dhe mjeku pediatër do të vlerësojnë fëmijët me aftësi të kufizuar dhe veshtirësit në të nxënë me qëllim diagnostifikimin e nevojave arsimore, por edhe refrimin e rasteve për shërbime të specializuara.
Qëndra komunitare në Librazhd do të mbështetet me materiale didaktike dhe paisje ndihmëse për të ndihmuar fëmijët me Aftësi të Kufizuar të vijojnë arsimin e detyruar dhe të aftësohen për një jetë të pavarur. Vlerësimi i fëmijëve do të kryhet sipas 7 fushave të zhvillimit. Mbështetja e fëmijëve dhe të rinjve do realizohet duke u bazuar në Planin Individual të Edukimit i cili do të hartohet në bashkëpunim me Zyrën Arsimore, specialistët e qendrës, prindërit dhe bashkëmoshatarët e fëmijëve dhe të rinjve.
Ekspertët do të mbështesin fëmijët të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në ambientet e qendrës, përmes modelit të shërbimit lëvizës të specialistëve.
Toni Gogu –Drejtori kombëtar i World Vision tha :-“Ne kemi angazhuar 340 profesionistë, mësues, prindër të fëmijvve me Aftësi të Kufizuar në 9 rajone të vendit tonë jo vetëm për të identifikuar problematikën me te cilën përballen çdo ditë 10 mijë fëmijë me aftësi të kufizuar por për të qwnë ashtu si edhe sot në Librazhd në krahë të insitutioneve vendore dhe kombëtare në mënyrë që këta fëmijë dhe prindërit e tyre të përfitojnë nga shërbimet e integruara. Pas disa javësh përfundon studimi i parë kombëtar i cili do të na japi një pamje të qartë të prevalencës së aftësis së kufizuar në vend dhe do të ndihmojë në koordinimin e institucioneve në mbështetjen me shërbime të integruara të fëmijëve me aftësi të kufizuar”.
Të dhënat e para të studimit të parë kombëtar për prevalencën e aftësisë së kufizuar tek fëmijët në Shqipëri, i mbështetur nga World Vision dhe Save the Children tregoi se 1 në 10 fëmijë në Shqipëri, ose rreth 10% e fëmijëve të moshës 2 deri ne 17 vjeç ka të paktën një vështirësi të një shkalle të thelluar në funksionim dhe zhvillim. Nga totali i 13,000 familjeve, te perfshira ne kete studim, 44 % e prindërve raportuan se fëmija e tyre ka të paktën një vështirësi, në të paktën një nga fushat e zhvillimit ( shikim, dëgjim, në të ecur, folur, në kujtesë, kujdesin ndaj vetes, komunikim, në të nxënë, kontrollin e sjelljes, pranimin e ndryshimeve, ndërtimin e marrëdhënieve, përqëndrimi, të luajturit dhe shoqërizimi në grup)
Stafi i qendrës komunitare në Librazhd do të kontribuojë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me Aftësi të Kufizuar duke u fokusuar në fuqizimin e prindërve, bashkepunimin Qendër- Bashki- Zyrë Arsimore- Shkollë me qëllim gjithëpërfshirjen e fëmijeve në shkolla dhe në jetën e komunitetit.
World Vision është një nga organizatat më të mëdha humanitare, zhvilluese dhe advokuese në botë për fëmijët dhe të rinjtë. Ajo punon prej rreth 60 vitesh, në 100 vende të ndryshme. World Vision gjendet në Kosovë që prej vitit 1998 (gjatë kohës së konfliktit me Serbinë) dhe në Shqipëri që prej vitit 1999 për të punuar në edukim, mbrojtje fëmijësh, ndërtim paqeje dhe për çështjet e rinisë. Ju mund të gjeni më shumë të dhëna duke vizituar faqen tonë zyrtare në internet
19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)