Një 24- vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi ka tentuar të korruptojë policin. Në pranga ka rënë 24 vjeçari Bekim Bajraktari banues në qytetin e Shkodrës, pasi teksa udhëtonte më automjetin e tij me perde në xhamat e pasmë dhe sinjale shtesë ka tentuar t’i japë ryshfet policit rrugorë.


Bekim Bajraktari 24 vjeç është ndaluar nga polici rrugor në aksin rrugor Thumanë- Tapizë.


Me qëllim për t’iu shmangur masës administrative konform shkeljes së kryer Bajraktari, ka tentuar t’i ofrojë shumën prej 1 000 lekë punonjësit të policisë.


20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)