Spartak Ngjela
Kur do të vijë ajo kohë kur shqiptarët të mos drejtohen më nga hajdutë që realisht janë dhe qesharakë e kalamaj në arenën ndërkombëtare? Pse, vërtet mendoni ju se niveli intelektiv i shqiptarëve është ky që paraqet sot Lulzim Basha dhe Ilir Meta, dy karagjozë që u nisen me bileta popullore të blera në treg, për të qëndruar në një nga trotuaret përballë Capitol Hillit dhe për t’u thënë shqiptarëve se i kishte ftuar presidenti Trump në inaugurimin e tij? Jo, kurrë nuk është ky niveli i mendjes shqiptare sot! Por këta drejtues qesharakë janë uzurpatorë të pushtetit politik në Shqipëri.
Deri te blerja e biletës në treg, nuk ka gjë të keqe, por kur merr përsipër të gënjesh shqiptarët e t’u thuash se je i ftuar nga Donald Trump, kur ke shkuar në inaugurimin e tij si popull i thjeshtë me një biletë popullore, kjo tregon dy gjera: e para, që t’i nuk respekton, madje e urren popullin tënd që po kërkon ta qeverisesh dhe e dyta, që je një mendje fëminore sa mendon se, duke gënjyer shqiptarët ke gënjyer edhe administratën amerikane. (!)
Të paktën Meta nuk e hëngri që të shkonte të Zëri i Amerikës, se e kishte provuar një herë ferrin kundërshtar mediatik amerikan. Kurse Bashë ziu shkoi me mendjen se do të gënjejë te Zëri i Amerikës, Blendi Fefziun që bën sikur e beson në emisionin Opinion. Dhe ju e patë se si e talli gazetari amerikan kryetarin artificial të opozicionit shqiptar kur i tregoi që ai kishte qenë në inaugurimin e presidentit Trump me një biletë popullore. E pra, e shikoni sesi përfundojnë kukullat e ngritura në rangun e drejtuesit të parë politik, që janë vendosur aty jo për të përfaqësuar popullin, por për të mbrojtur korrupsionin dhe krimin shtetëror?
Gjithsesi e gjithë kjo logjikë fëminore, vjen e shfaqet edhe nga halli: që të tre, Berisha, Meta dhe Basha janë të rrezikuar nga lufta antikorrupsion në Shqipëri. Por janë kaq naive sa mendojnë që po të jenë lakej, do të pranohen nga politika e re amerikane. Domerhene, presidenti i ri amerikan, që ka ardhur në pushtet me kartën e moralitetit, do përkrahë korrupsionin shqiptar me kampionët e tij. Hajde mendje hajde!
Kot lodheni o te mjerë ! Askush që ka marrë pjesë në korrupsionin e gjatë dhe makabër shqiptar, nuk do të shpëtojë dot nga identifikimi publik dhe nga ndëshkimi penal. Zvarritja që i bëri kësaj çështjeje Berisha dhe Gjykata pseudokushtetuese ishte gjithashtu naivitet. I urituri sheh gjithmonë në ëndërr ëmbëlsira; kurse hajduti i kapur, pret gjithmonë një tërmet që të shembet burgu.
Ja, këta janë liderët që i kanë drejtuar shqiptarët deri tani në 25 vjet rresht pas rënies së komunizmit. Ky ka qenë niveli i tyre. Por tani duhet të rrimë të qete: këta kanë ikur – ky është fundi i fundit tyre… this is the End of their End.
22 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)