Finalizohet në Lushnje operacioni “SAVRA”, ku janë sekuestruar rreth 43 kg kanabis sativa, arrestohet në flagrancë poseduesi. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Begaj, 32 vjeç, banues në fshatin Cerkovinë, Vlorë.
Në vendin e quajtur “Rotondua e Savrës”, Lushnje, gjatë natës së mbrëmshme, nga kontrolli që iu bë mjetit tip Volkswagen me targa AA 488 HL, që drejtohej nga shtetasi Arben Begaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 43 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lushnjë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafik të lëndëve narkotike” i mbetur në tentativë.
https://youtu.be/Ey3WRXtiAVk
22 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)