Extra ShowBiz Erkand Qerimaj bëhet baba, djalit i vë një emër të veçantë

Erkand Qerimaj bëhet baba, djalit i vë një emër të veçantë

2388
SHPËRNDAJE

Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj është bërë me djalë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai në rrjetin social Facebook, ku ka postuar edhe një foto të vogëlushit. Ai i ka vendosur djalit emrin Dijar.

“Djali im Dijar, emrin ta vura emër shqiptar kompozim i fjalës dije, dijetar kuptimi.  Unë do te edukoj që ta duash vendin tënd Shqipërinë etnike dhe flamurin shqiptar si e dua unë! Ta vlerësosh dhe respektosh si bëra dhe po bej unë! Të luftosh deri ne fund për te drejtat e tua dhe popullit tonë. Sepse dhe babai im Mehdi Qerimaj kështu me edukoi qe kur isha fëmije e tradita vazhdon !

Na thërret zëri te pareve qe lëne jetën për ketë toke kundra pushtuesve te vendit! Obligim i yni është ta nderojmë Shqipërinë tonë të dashur!” shkruan Qerimaj në Facebook.

23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)