102 drejtues mjetesh në kryeqytet kanë kaluar në sitën e kontrollit të policisë rrugore fundjavën që lamë pas. Si rezultat i shkeljeve të konstatuara, 9 prej tyre kanë përfunduar në pranga, ndërsa për 93 të tjerë janë vendosur gjoba.


Shërbimet e patrullës gjatë fundjavës janë përqendruar në zona të ndryshme të kryeqytetit duke zhvilluar kontrolle me Radar për matjen e shpejtësisë si dhe Drager për testet e alkoolit.


Të arrestuarit, 8 janë për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 1 shtetas për drejtim automjeti pa leje drejtimi. Sakaq janë ndëshkuar me masa administrative:


-40 drejtues mjetesh me  masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti pa vendosur  rripin e sigurimit.


-31 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.


– 20  drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti, me shpejtësi tej normave të lejuara.


-2  drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti në sens të kundërt me atë të lëvizjes.


Policia Rrugore e Tiranës deklaron se do të vazhdojë të zbatojë me rigorozitet kodin rrugor me qëllim rritjen e parametrave të Sigurisë Rrugore.


23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)