Drake është fotografuar teksa shijon darkën me një brune misterioze. 
Ai u kap nga aparatet në një restorant japonez këtë të hënë në Amsterdam.
Këngëtari, ndonëse është përfolur se ka një lidhje me Jennifer Lopez, duket mjaft i lumtur nën shoqërinë e vajzës në fjalë.
Gjatë mbrëmjes ai është parë duke folur në telefon por shpejt e kthen vëmendjen tek personi që ka në tavolinë. Mjaft i buzëqeshur, ai duket se po e shijonte mbrëmjen .
24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)