
Ministri grek i Mbrojtjes kërkon dënimin maksimal për 7 ushtarët grekë me origjinë shqiptare që janë fotografuar brenda një reparti ushtarak në Mesologji të Greqisë, teksa bëjnë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqiponjës dy krenare.
Çështja duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha për shkak të reagimeve mediatike, por edhe të politikës greke, çka ka detyruar Prokurorinë ushtarake të hapë një hetim lidhur me ngjarjen.
Mësohet se 7 ushtarët do të merren në pyetje nga Prokuroria e Janinës në cilësinë e të pandehurve.
Ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vjet burg, nën akuza të propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar. Ende nuk dihen nëse ata ndodhen të arrestuar,apo nën monitorimin e eprorëve të tyre në ambientet e repartit.
24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH