
Foto ilustruese
Policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona dhe ka sekuestruar drogë, armë e municione pranë Rrugës së Kombit. Arrestet u bënë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në kuadër të operacionit të koduar Muzgu, në fshatin Zall-Xhuxh.
Burime nga policia lokale bëjë me dije se janë vënë në pranga shtetasit Frrok Ndoj, 34 vjeç, Nikolin Ndoj, 38 dhe Aleksandër Domgjoni, 52, të gjithë banues në Mirditë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia personave të mësipërm iu sekuestrua një çantë sportive me 4 kilogramë kanabis, një pistoletë TT me 2 krehra me 14 fishekë.
26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)