LAJMI FUNDIT PROTESTAT E PD-SË, ‘MISION I PAMUNDUR’

PROTESTAT E PD-SË, ‘MISION I PAMUNDUR’

682
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Artan GaciDo flas pak per protesten e opozites te kesaj jave. Po flas perpara, jo se skam durim te pres seancen tjeter, por se e kam shume te qarte gjithe skenarin e asaj qe do ndodhe te enjten qe vjen, ne date 16.

Do vijne ketu ne salle vetem pak eksponente te opozites, ata me radikalet e do sajojne ndonje pretekst, do krijojne ndonje tension a konflikt ne seance dhe ose do ta bojkotojne, ose do prishin fare.

Kemi qene edhe ne ne opozite e kemi organizuar me qindra protesta. Qytet me qytet, komune me komune, lagje me lagje, dhe pa diskutim ato te pergjithshmet e masivet qe organizonim shume shpesh ne Tirane.

Kemi pasur shume skenare te organizimit te protestave.

Here vershonin si lumenj ne kembe protestuesit nga te gjitha rruget e qytetit per tu grumbulluar te gjithe ne qender, here grumbulloheshim tek sheshi Skenderbe e marshonim drejt kryeministrise etj.

Organizuam edhe nje greve urie te pabere ndonjehere me pare dhe qe ska per tu perseritur me kurre per transparencen e votes se lire ku vullnetare dolen 22 deputete e qindra protestues nga te cilet pranuam nje perfaqesi prej vetem 200 vetesh.

Percev besimit dhe vullnetit te forte ne nuk kishim asnje fuqi te mbinatyrshme, perkundrazi kishim edhe mungese eksperience, po te doni, se nje pjese e madhe e jona ishim ne mandatin tone te pare si deputet.

Megjithate arrinim te organizonim shume lehtesisht protesta gjigande qe ishin pare vetem ne vitin 91 ne Shqiperi, ku 200 mije protestues u be nje norme e zakonshme per ne.

Aq lehtesisht, sa per nje periudhe te caktuar, gjate javes protestohej ne cdo qytet te Shqiperise, dhe ne fundjave mblidheshin nga gjithe Shqiperia ne Tirane me dhjetera mijera sipas nje tradite qe vazhdonte me jave e jave te tera.

E perseris, nuk kishte heroizem ne cfare benim pervec punes pa orar.
Gjithe pjesa tjeter, pjesemarrja, lenia e puneve e ardhja neper protesta, apo reagimi kunder mazhorances u vinte aq natyrshem njerezve, sa nuk kishe nevoje as te cirreshe e te bertisje e as te shkoje tu luteshe fshat me fshat, e dere me dere, per ti bindur qe mazhoranca e asaj kohe e kishte tepruar me padrejtesi e papergjegjshmeri.

Sapo mbyllej protesta, njerezit kerkonin daten e protestes se ardhshme. E tille ishte nevoja e tyre per ndryshim e per Rilindje.

U zgjata pak se nuk dua qe te merret per sarkazem e per ironi ajo qe dua te them per protesten e javes qe vjen per te cilen ka disa jave qe ka filluar organizimi.

Sinqerisht e kam te pamundur te lidh zhurmen e akuzave e shpifjeve, te liderit te opozites dhe deputeteve te tij me te zellshem kunder qeverise, dhe indiferencen e madhe te njerezve ndaj Partise Demokratike.

Nga njera ane cfare nuk thoni, nga ana tjeter nuk arrini te organizoni dot nje proteste. Nje gje eshte ketu.
Ose jeni ju gabim e njerezit jane te qarte e nuk bien pre e propagandes boshe, ose jeni ju shume te holle e njerezit te paafte per t’ju kuptuar.

Nje gje eshte e qarte.

Permes nje gjeje kaq te thjeshte per cdo opozite ne bote, organizimit te nje proteste,kuptohet lehte se shanset per te fituar ne 18 qershor jane qartesisht nen zero.

Ne 4 vjet keni bere ose 2 ose 3 protesta, s’jam i sigurt, duke arritur kulmin me protestat e majit vitin e kaluar kunder lojrave tek Parku i Liqenit.

Per jave te tera arritet te grumbullonit banore te Kamzes e ndonje qyteti periferik e ti shisnit si proteste e banoreve te Tiranes. Po ku ka banore te Tiranes te shkule stola, zgara e hekura, apo trare e ti terheqe zvarre neper bulevard sic bete ju.. Qe nga viti 98, kjo ishte protesta me e turpshme qe mund te organizonte nje parti politike ne kete vend.

Lodrat u bene, jo vetem qe nuk i ndaluat dot punet e Tiranes, por ju zuri turpi e nuk e zute me me goje as protesten e as parkun.
E pra ajo ishte protesta me e madhe qe keni bere ne 4 vjet.
Tani hyri viti elektoral e duhet patjeter te beni dicka prej medemek opozite dhe keni filluar qe pas bakllavase se vitit te ri te organizoheni per protesten e rradhes.

Nga frika e deshtimit jeni organizuar te gjithe, me liderin ne krye. Ju shoh neper kronika me ca rroba te vjetra qe kisha vite qe nuk ua shikoja, rrezik i keni nga opozita e pare, se ju rrine edhe ngushte.

Keni dale fshat me fshat duke ju lutur njerezve qe prej nje muaji qe ne date 18 te vijne ne Tirane, me demek per hallet e tyre.

Aq e tmerrshme,e aq e veshtire ju duket organizimi i nje proteste sa keni bojkotuar gjithcka.

Nuk sheh me deputete neper komisione parlamentare, nuk sheh me perfaqesues te opozites neper banaqe televizive.

Ju ka kapur ankthi i deshtimit per gjene me te lehte ne bote per cdo opozite, organizimin i nje proteste.

Edhe ne vendin me te pasur e me demokratik te botes, si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, organizimi i protestave te opozites ndodhin krejt lehte e natyrshem.

Ka gjithnje pakenaqesi, probleme e njerez qe kerkojne me shume. Jo me ne Shqiperi ku hallet nuk kane fund e njerezit kane arsye, pavaresisht sa pune ka bere kjo qeveri, kane gjithnje arsye per te pretenduar me shume.

Megjithate, organizimi i nje proteste per ju te Partise Demokratike, po kthehet ne “Mision te Pamundur”

Nuk ka njeri nga opozita qe te thote se Partia Demokratike do fitoje zgjedhjet. Ne kete pike biem dakord te gjithe.

Pikepyetja, edhe per ju eshte a fiton PS e vetme 72 vota apo bashke me LSI arrine 92 vota?

Kjo eshte e vetmja dileme qe diskutohet ketu, neper tavolina e ne media.. dhe tek kjo dileme ju jeni jo vetem spektatore, por keni filluar te beni edhe tifozllik.
Qellimi i vertete i juaji nuk eshte te fitoni zgjedhjet, se kete ska femije qe ta besoje.. Por se kush do e kontrolloje partine demokratike.
Ne dt 19, partine demokratike do e kontrollojne perfundimisht njerezit e Saliut apo nejrezit e Lulit.

Kjo fshihet pas gjithe zhurmes se opozites.

A do arrije Luli te pastroje gjithe kasten e vjeter e ti zevendesoje me 30% nga Forumi Rinor i partise demokratike? Apo do ia dalin te vjetrin te perzene kryetarin e ri qe nuk ia doli te motivonte kend?

Ky eshte ne thelb problemi i opozites qe perkthehet ne kete ankth e zell per te zhurmuar e krijuar tensione fallco, si ne seance, si neper komisione hetimore, vetem per te siguar nje vend ne liste.

E kuptoj qe eshte pasiguri e stres i madh.

Ka nga ata te vjetrit qe vetem e kane shfrytezuar partine demokratike dhe e kane merituar prej kohesh te perziheshin me ceremoni nga ajo parti, por ka edhe nga ata qe kane shume kontribute e rrezikojne te mos jene pjese e listave vetem pse nuk jane servile te kryetarit me pushtet te pamerituar.

Une keshtu e shoh gjithe kete teater te opozites i cili sapo ka filluar e do vazhdoje te agravohet deri ne diten e zgjedhjeve.

Situata parazgjedhore si cdo here do vije duke u tensionuar e radikalizuar, dhe shume qytetare te opozites do fillojne ti kapin emzionet e fushates dhe do fillojne dhe te besojne dicka nga ato qe thone vete.

Kam vetem nje keshille tani sa situata eshte akoma parazgjedhore dhe akoma e qete, qe mos te besojne shume akuzat e premtimet e opozites sepse ne date 19 qershor si te marre 40 deputete PD ja si te marre 42 nuk do ndryshoje asgje.

Ne date 19 qershor nuk ka asnje dileme se per ke do votojne shqiptaret e kush do qeverise vendin per kater vitet e ardhshme, e vetmja dileme eshte se kush do ta kontrolloje Partine Demokratike.

10 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)