Extra Kuriozitete Zbulohet objekti në hapësirë, mund të zgjidhë misterin e jetës në Tokë

Zbulohet objekti në hapësirë, mund të zgjidhë misterin e jetës në Tokë

3208
SHPËRNDAJE

Astronomët në Gjermani mund të zgjidhin misterin më të madh të historisë, atë të krijimit të jetës në tokë. Në hapësirë është zbuluar  një objekt gjigant, i ngjashëm me kometën, që  përmban elementët themelorë të jetës, ujin, nitrogjenin, karbonin, oksigjenin dhe sulfurin. Objekti u pikas pranë një ylli të djegur, rreth 170 vite dritë larg Tokës.

Sipas shkencëtarëve ai është i ngjashëm me kometën e famshme Halley, por afërsisht 100 mijë herë më i madh dhe përmban më shumë ujë. Kreu i grupit të shkencëtarëve që zbuluan objektin gjigant, bëri të ditur se “vëllai i madh” i kometës Halley, siç është pagëzuar zbulimi i fundit, është i pasur kryesisht me nitrogjen.

11 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)