Extra Kuriozitete Alec Baldwin në vend të Donald Trump, gafa e gazetës domenikane

Alec Baldwin në vend të Donald Trump, gafa e gazetës domenikane

217
0
SHPËRNDAJE

Imitimi që aktori i njohur Alec Baldwin i bën presidentin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në programin televiziv ‘Saturday Night Live’ është aq real, saqë gazeta e Republikës Domenikane, ‘El Nacional’ ka publikuar një foto të aktorit duke e marrë për presidentin e SHBA.

E përditshmja është detyruar të kërkojë ndjesë për gafën që mori dhenë jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit: “I kërkojmë ndjesë lexuesve dhe kujtdo tjetër që është fyer nga publikimi”, lexohet në uebin e të përditshmes.

Fotoja e Baldwin-Trump ishte publikuar në krah të fotos së presidentit izraelit Netanjahu për të shprehur mbështetjen e Trump për një pjesë të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

12 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)