Extra Kuriozitete Rusi, “Kallashnikovi” ofron punë pas numrit të lartë të kërkesave

Rusi, “Kallashnikovi” ofron punë pas numrit të lartë të kërkesave

1749
SHPËRNDAJE

Një sektor që sot vuan nga kërkesat e tepërta? Ai i armëve. “Kallashnikov”, kompania ruse që prodhon modelin Ak-47, ka njoftuar se ka ndër mend të shtojë personelin e saj me 30% të forcës për shkak se numri aktual i punonjësve nuk mund të përballojë dot ngarkesën dhe kërkesat e larta për prodhimin e armës më të njohur në botë. Zyra e kompanisë moskovite, ka njoftuar se ka ndër mend të krijojë 1.700 vende të reja pune këtë vit.

“Në vijimësi të rritjes së volumit të prodhimit, që është mbështetur nga shtimi i numrit të kërkesave nga jashtë, është vendosur të shtohet numri i punonjësve”, – ka shpjeguar Alexey Krivoruchko, administrator i deleguar i “Kallashnikov Group”.

“Sfidat që kemi përpara, është numri i lartë i porosive. Për t’i plotësuar këto kërkesa, deri në prill 2017, prodhimi do të organizohet në tre turne”, – shton ai. Profilet e kërkesave janë nga më të ndryshmet: nga teknikët, deri te inxhinierët projektues.

12 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)