Rajon Zvicra i thotë ‘po’ zbutjes së rregullave për shtetësinë

Zvicra i thotë ‘po’ zbutjes së rregullave për shtetësinë

520
0
SHPËRNDAJE

Zvicerianët i kanë thënë “po” natyralizimit për të zbutur disa burokraci për të huajt e brezit të tretë, një rezultat me rëndësi edhe për shqiptarët që jetojnë atje.

Zgjedhësit helvetikë kanë aprovuar me 60.4% të votave pro, një modifikim të kushtetues që do të lejojë nipërit e emigrantve nën 25 vjeç të përballen më me pak pengesa për marrjen e shtetësisë. Lajmi për përfundimin e numërimit të votave e ka dhënë sajti i televizionit zviceran.

Duke parë se bëhet fjalë për një modifikim kushtetues, testi kishte nevojë për mazhorancën e dyfishtë të zgjedhësve dhe të kantoneve. Objekti ka marrë edhe aprovimin e mazhorancës së kantoneve dhe gjysmë-kantoneve, me 19 në favor dhe 7 kundër.

I lindur në Zvicër nuk garanton shtetësi dhe banorët jo-zviceranë duhet të presin zakonisht 12 vjet para se të aplikojnë për diçka të tillë.

Mbështetësit e planit për të lehtësuar procesin, e argumentojnë se është qesharake të pyesin njerëzit në kanë lindur dhe kanë jetuar gjithë jetën e tyre në Zvicër për të provuar se ata janë të integruar.

12 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)