Rajon Delawie përgëzon Kosovën për hapat drejt rrugës së pajtimit

Delawie përgëzon Kosovën për hapat drejt rrugës së pajtimit

62
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, ka përgëzuar insitucionet e Kosovës për hapat e ndërmarrë drejt rrugës së pajtimit.

Ai tha se komisioni për të Vërtetën dhe për Pajtim duhet të jetë i pavarur dhe transparent si dhe duhet të përfshijë qytetarët e të gjitha etnive.

Delawie tha se individëve që marrin pjesë në këtë komision dhe rrëfejnë përvojat e tyre, duhet t’u ofrohet mbrotje nga qeveria dhe vet komisioni.

“Ky komision duhet të jetë plotësues, duhet ndjekje penale të përgjegjësive për krimet. Shpresoj që ky proces do të përfshije qytetarët e të gjitha etnive. ShBA do të mbesin partneri juaj perderisa kërkoni drejtesinë dhe të vertetën”, theksoi Delawie.

Ambasadori amerikan në Kosovë, po merr pjesë në takimin e parë për themelimin e komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim.

13 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)