Kulturë Dorian Koçi, drejtori i ri i Muzeut Historik Kombëtar

Dorian Koçi, drejtori i ri i Muzeut Historik Kombëtar

1066
SHPËRNDAJE

Dorian Koçi do të jetë drejtori i ri i Muzeut Historik Kombëtar. Ai vjen në këtë detyrë pas shkarkimit të Melsi Labit një javë më parë. Koci ka mbajtur detyrën e nëndrejtorit të Muzeut. Ai është i njohur si studiues dhe njohës i mirë i historisë, kontribues në media me një sërë shkrimesh. Ai është autor i një sërë librash ku spikat studimi i tij mbi figurën e Ali Pashë Tepelenës.

Ai është historian dhe analist në fusha të ndryshme në shtypin e shkruar. Koçi është diplomuar për master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci nga Instituti i Studimeve Evropiane të Tiranës. Aktualisht është doktorant për histori në Qendrën e Studimeve Albanologjike. Dorian Koçi është anëtar i Shoqatës Shqiptare të Bajronit dhe lektor në Universitetin Shtetëror si dhe në disa universitete të tjera në Tiranë.
Ai është autor i shumë artikujve që kanë të bëjnë me historinë, letërsinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe i intervistave të shumta në median vizive. Bazuar në fushat kryesore të interesit në të cilën ai është i interesuar si në histori, letërsi dhe sociologji , marrëdhenie ndërkombëtare dhe diplomaci, ka marrë pjesë dhe ka prezantuar kumtesa shkencore në disa konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare.

13 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)