Rajon Aleksandar Vuçiç do të garojë për postin e presidentit të Serbisë

Aleksandar Vuçiç do të garojë për postin e presidentit të Serbisë

189
0
SHPËRNDAJE

Kryesia e Partisë Përparimtare Serbe njoftoi se kandidat i kësaj partie për president të Serbisë do të jetë Aleksandar Vuçiç, aktualisht kryeministër.

Lajmin e konfirmoi për gazetarët në Beograd zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Stefanoviç.

“Vuçiç, në mënyrë unanime”, tha ai.

Zgjedhjet për president të Serbisë pritet të mbahen në pranverë.

14 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)