Extra Kuriozitete Çifti i sëmurë me tumor, së bashku deri në vdekje

Çifti i sëmurë me tumor, së bashku deri në vdekje

212
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Fotoja e tyre dorë për dore, mbi shtratin e spitalit ka bërë xhiron e ueb-it. Bëhet fjalë për historinë e Julie dhe Mike Bennet, çifti i bashkëshortëve të sëmurë me kancer në Liverpul, në Britaninë e Madhe. Ai ka ndërruar jetë në 7 shkurt, ndërsa ajo 5 ditë më pas. Nga zbulimi i sëmundjes, nuk janë larguar më nga njëri-tjetri, duke qëndruar të pandarë. Tre fëmijët e tyre kanë hapur një llogari bankare për të mbledhur fonde dhe kanë arritur deri tani të grumbullojnë më shumë se 200 mijë sterlina për të mundur të sigurojnë studimet.

Në vitin 2013 i diagnostikohet një tumor në tru Mike-s. Julie dhe 3 fëmijët, 21, 18 dhe 13 vjeç, i qëndrojnë pranë që në momentin e nisjes së kurave. Në maj 2016 lajmi tjetër i tmerrshëm: edhe Julie-s i diagnostikohet një tumor në mëlçi dhe në veshka, që më pas iu përhapën në mënyrë të shpejtë edhe në organe të tjera të trupit.

Tre fëmijët fillojnë kështu të mbledhin fonde për të mundur të garantojnë mjekimet për prindërit dhe për t’i paguar studimet Wirral-it pranë Liverpulit. Historia e trishtuar përhapet shumë shpejt dhe bën xhiro në rrjetet sociale. Kur fëmijët i tregojnë mamasë së tyre se kishin mbledhur më shumë se 200 mijë sterlina, ajo nuk i mban dot lotët. Lot dhimbjeje dhe kënaqësie në dhomën e spitalit. “Nuk janë vetëm”, ka menduar para se t’i linte përgjithmonë.

15 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)