Ndryshe “Playboy” rikthen nudon në kopertinë pas një viti krizë

“Playboy” rikthen nudon në kopertinë pas një viti krizë

277
0
SHPËRNDAJE

Nuk ka zgjatur shumë ideja për të publikuar revistën e famshme amerikane me “lepurushet” të veshura. Vendimi është marë nga djali i themeluesit mitik, Hugh Hefner

Kryqëzata kundër “seksit brenda mundësive me një klik”, siç ai e quajti CEO i kompanisë, kishte filluar një vit më parë dhe “Playboy” kishte vendosur për të mbuluar trupin e ‘lepurushave’ të saj. Tani, pas më pak se 12 muaj të dëlirësisë, rikthehet përsëri nudo në kopertinë.

Vendimi është marrë nga shefi i ri i revistës së famshme, Cooper Hefner, djali i themeluesit mitik Hugh Hefner. “Unë jam i pari që pranoj se mënyra në të cilën revista ka treguar lakuriqësinë u miratua, por heqja plotësisht e fotove nudo ishte një gabim”, – ka theksuar ai.

Në numrin e ardhshëm të mars-prillit, “Playboy” do të kthehet pra në identitetin e tij të vërtetë. “Sot do të marrim identitetin tonë, duke treguar atë të cilën përfaqësojmë”, – ka shtuar Hefner jr.

Revista amerikane promovoi gjithashtu edicionin e saj për muajt mars dhe prill, me një foto të shoqëruar me hashtag-un “NakedisNormal”.

Mes të rejave të njoftuara, është edhe eliminimi historik i nëntitullit të kopertinës: ‘ekskluzivisht për meshkuj’.

Një zgjedhje kurajoze, që Copper Hefner e ka motivuar me nevojën për t’iu përshtatur evolucionit të roleve gjinore në shoqëri.

Disa përdorues të rrjeteve sociale e mirëpritën “kthesën” e revistës, duke e cilësuar një vendim të mirë, ndërsa të tjerë u shprehën se vendimi ishte marrë për shkak të rënies së shitjeve të revistës.

“Unë jam i pari që e pranoj se mënyra se si revista portretizonte nudizmin ishte e dalë mode. Por nudizmi nuk ka qenë kurrë problemi, sepse në thelb nuk përbën një problem”, deklaroi djali 25-vjecar i themeluesit të “Playboy”.

Në edicionin e muajit të ardhshëm, revista do të rikthejë disa nga rubrikat e saj të vjetra, përfshirë ato të njohura si “Filozofia” dhe “Shakatë në një festë”.

Samir Husni, një profesor gazetarie në Universitetin e Misisipit, deklaroi se, ndalimi i nudizmit nga revista më tepër ka armiqësuar lexuesit, sesa i ka tërhequr ata. “‘Playboy’ dhe ideja e ndalimit të nudizmit është një lloj oksimaroni”, tha Husni.

Por cili është misioni? Rikthimi i lexuesve, para së gjithash mes brezave të rinj, për të parë mes të tjerash edhe përmbajtjen përveç fotove të ‘lepurushave’ të zhveshura. Pa nudon nuk ia arritën dot në të vërtetë. Vitin e shkuar, numri i kopjeve të shitura ka qenë rreth 700 mijë, një rezultat i shkëlqyer, por shumë larg niveleve të viteve të arta, kur prekeshin 6 milionë kopje. Tani sfida është për të gjetur një identitet dhe të arrihet ekuilibri i duhur mes kënaqësisë së syve dhe asaj të mendjes.

E.A.

15 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)