Botë Rusia, kritika ndaj çmimit për fotografinë e vrasjes së ambasadorit rus

Rusia, kritika ndaj çmimit për fotografinë e vrasjes së ambasadorit rus

131
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Ambasada ruse në Ankara ka shprehur zemërim për shkak të dhënies së çmimit prestigjioz, World Press Photo Aëard, për fotografinë që paraqitet pamjen e një polici turk, që nuk ishte në detyrë, duke vrarë ambasadorin e Rusisë në Turqi.

Ambasada e Rusisë tha mbrëmë se vendimi i jurisë ishte “demoralizues”dhe tregon “degradim të vlerave morale dhe etike”.

Në deklaratën e postuar në faqen zyrtare në rrjetin Facebook, Ambasada e Rusisë, po ashtu, ka sugjeruar se vepra e fotografit të agjencisë Associated Press, Burhan Ozbilici, ishte “propagandë e papranueshme e tmerrit të terrorit”.

Fotografitë janë bërë pak kohë pasi oficeri i policisë turke, Mevlut Mert Altinas, 22 vjeçar, nxori revolen dhe vrau ambasadorin Andrei Kralov, gjatë një ekspozite të fotografive në Ankara, më 19 dhjetor të vitit të kaluar.

15 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)