Kulturë Të jesh çift apo të jesh vetëm

Të jesh çift apo të jesh vetëm

589
0
SHPËRNDAJE

“Lulet e dimrit”, performance baleti, ne daten17 dhe 19 shkurt ne Teatrin Metropol

Të jesh çift apo të jesh vetëm. Një dilemë që na shoqëron gjatë gjithë jetës. Emocion, ndjesi e marrëdhenies të njeriut mes njeriut është një performancë baleti që vjen në datat 17-19  shkurt në skenën “Shekspir” të Qendrës Kulturore Tirana (Teatri Metropol). Është një shfaqje ku ndërrthuret kërcimi me projeksionin. Dy artistët  Roberto Nuha dhe Rosella Pelliciotti do të performojnë koreografinë e tyre nën kompozimin e Bledi Borakut dhe Mardit Lleshit. “Ideja për një shfaqje të tillë nisi që nga dimri. Dmri si stinë fillimisht, e pastaj e parë edhe më gjerë, në marrëdhëniet njerëzore… sheh se ka shumë dimër në to, është ftohtë, por herë herë të alternuara edhe me ngohtësine e vetë ndjenjës.

Kjo dilemë na ka shqetësuar shpesh dhe kjo është një nga shtysat ëpr të bërë një shfaqje të tillë” shprehet Rosella Pelliciotti pak ditë para premierës.  Sipas Borakut në këtë performancë, balerinët e gjejnë veten herë bashkë, herë të ndarë, duke eksploruar nëpërmjet lëvizjes ndjesitë që kanë kur janë vetëm, apo në çift. “Ata alternojnë gjendje tensioni dhe gjendje paqeje ndërmjet tyre. Ata kanë dyshimin e vazhdueshëm nëse duan të vazhdojnë të jenë bashkë apo të ndajnë rruget e tyre.

Rrugëtimi i tyre është i shoqëruar nga projektimi i ëndrrave që kishin së bashku”, thekson Boraku.  Përveç performacë baleti do të luhen live edhe disa pjesë të improvizuar në kitarë e çelo, nga dy kompozitorët Bledi Boraku dhe Mardit Lleshi. “Lulet e dimrit” zgjat 50 minuta dhe do të jepet në sallën “Shekspir” ora 18:00. Bledi Boraku është një kompozitor i ri,muzikant dhe multi-instrumentist nga Shqipëria.Bledi ka nisur të eksperimentoj që në moshë të re si një kitarist klasik autodidaktë.Dëshira e tij për të punuar me zhanre të ndryshme muzikore e ka udhëhequr drejt mësimit të instrumenteve tjera përveç kitarës si bass,daulle,perkusion dhe instrumente të tjera të folklorit.Albumi i tij i parë me titull “Ora 3” është regjistruar në Kosovë me producent Dritëro Nikqi.

Bledi Boraku ka pasur bashkpunime edhe me banda të tjera muzikore si “Linda në botën e çudirave” një bandë alternative-eksprimentale.Mardit Lleshi lindur në Tiranë 1984.  Në 2006  merr diplomën në Akademin e Arteve , për muzikë e violonçel. Që prej 2002 ëshë active në skenë artistike të Tiranës me grupe të ndryshme të zhanrit rock   dhe experimental, paralelisht duke  qenë aktiv dhe në muzikën klasike. Në 2009  kompozon muzikën e tij të pare për film, dhe prej atëherë deri në 2016 ka kompozuar për një numer të konsiderueshëm documentarësh dhe  filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë. Në 2012 krijon albumin e tij të parë Limbo.

15 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)