Extra Kuriozitete 7-vjeçarja i shkruan “Google”, i kërkon punë

7-vjeçarja i shkruan “Google”, i kërkon punë

638
0
SHPËRNDAJE

Disa fëmijë duan të jenë astronautë, zjarrfikës ose shef kuzhine kur të rriten. Por një vajzë e vogël ka pikëpamjen e saj të vendosur, të punojë në një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë.

Chloe Bridgewater vetëm 7 vjeçe, e cila jeton në Hereford në Angli, i dërgoi “Google” një letër të shkruar me dorë duke i vënë në dukje aftësitë e saj kompjuterike dhe duke shprehur interes për të punuar në një vend që ofron kolltuqe të rehatshme dhe super makina për punonjësit e tyre.

Ajo i shpjegoi se babai i saj ja ka bërë të qartë se nëse ajo vazhdon të jetë një nxënëse e mirë dhe të marrë nota të larta një ditë do të ketë një punë në “Google”.

Pasi CEO, Sundar Pichai ose ndryshe “Google boss” e mori letrën ai menjëherë iu përgjigj duke i shkruar se ai ishte shumë i kënaqur për kërkesën e saj të punës dhe do ta merrte parasysh kur ajo të mbaronte shkollën. Gjithashtu CEO e inkurajoi vajzën 7-vjeçare që të ndiqte ëndrrat e saj.

16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)