Politikë Byroja e përjashton 10 ditë nga Kuvendi, Noka: Vendimi i baronëve të...

Byroja e përjashton 10 ditë nga Kuvendi, Noka: Vendimi i baronëve të krimit

770
0
SHPËRNDAJE

Byroja e Kuvendit ka marrë vendimin për të përjashtuar 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetin demokrat Flamur Noka pas incidentit të sotëm me socialistin Erion Braçe.

Nga ana e tij Noka e quajti atë një vendim të baronëve të krimit që sipas tij kanë kapur Kuvendin.

“Unë jam armiku politik dhe duhet të përjashtohem, ndërsa konet e krimit dhe baronët e krimit qëndrojnë aty. Kjo qeveri nuk meriton të qëndrojë në këmbë, sepse përbëhet nga një shumicë horrash që kërkojnë t’i mbyllin gojën opozitës. Opozita më 18 shkurt do të jetë në shesh dhe do t’u mbyllë gojën këtyre horrave”, tha Noka pas vendimit të Byrosë.

16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)