Politikë Dorëheqja e Hysenit dhe Seferit, Rama i falënderon: Asnjë alibi kundërshtarëve

Dorëheqja e Hysenit dhe Seferit, Rama i falënderon: Asnjë alibi kundërshtarëve

602
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së dy drejtorëve, atij të parandalimit të pastrimit të parave, Alket Hyseni dhe drejtorit të drejtorisë së sigurimit të informacionit të klasifikuar, Arben Seferi ditën e sotme.

Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Rama i falënderon 2 drejtorët pëer vendimin që sipas kryeministrit do t’u heqë çdo alibi kundërshtarëve  të Reformës në Drejtësi

“Flm 2 drejtuesve që u dorëhoqën për t’u hequr çdo alibi kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi!Reforma nuk ndalet Vetingu nuk shmanget”, shkruan Rama.

16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)