Extra ShowBiz Fotoja e Ivanka Trump që zemëroi amerikanët

Fotoja e Ivanka Trump që zemëroi amerikanët

2750
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

“Një diskutim intensiv me dy liderë të botës se sa e rëndësishme është që gratë të kenë një vend në tavolinë (që të kenë rol e të marrin vendime)”. Është kjo diçitura që lexohet poshtë fotos së publikuar nga vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump në Twitter, ku ajo pozon së bashku me të atin dhe kryeministrin kanadez, Justin Trudeau e ulur në tavolinë e studios ovale në Shtëpinë e Bardhë. Fotoja e cilësuar si e papërshtatshme ka zemëruar shumë amerikanë.

Të shumtë kanë qenë ata që në pozën e 35-vjeçares kanë parë një abuzim me pushtetin, ndërsa të tjerë i kanë kujtuar faktin se pavarësisht lidhjes së ngushtë që ka me të atin, nuk është ajo presidentja ndaj nuk duhet të sillet si e tillë.

“Me ç’të drejtë përfshihesh në një diskutim liderësh botërorë? Nuk të ka zgjedhur askush”, shkruan dikush në Twitter poshtë fotos së Ivankës.

16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)