Aktualitet Kakavijë, kapet me 7,2 kg kanabis në makinë, arrestohet 20-vjeçari

Kakavijë, kapet me 7,2 kg kanabis në makinë, arrestohet 20-vjeçari

401
0
SHPËRNDAJE

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 7,2 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Florian Spore, 20 vjeç, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare në mjetin tip “Benz”, me targa AA024HI që drejtohej prej tij u gjetën 12 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale 7.2 kg.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)