Botë Mattis kundër bashkëpunimit ushtarak me Rusinë

Mattis kundër bashkëpunimit ushtarak me Rusinë

614
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis përjashtoi mundësinë e çdo bashkëpunimi ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke thënë se “për momentin” nuk janë kushtet e duhura.

Gjatë një konference për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel, Mattis shtoi se udhëheqësit politikë do të anagazhohen dhe do të përpiqen të gjejnë pika të përbashkëta.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se Rusia duhet të provojë se respekton të drejtën ndërkombëtare para se të flitet për bashkëpunim ushtarak.

Komentet e zotit Mattis vijnë pasi Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Moska është “gati të rifllojë bashkëpunimin me Pentagonin”.

Presidenti Donald Trump e vlerësoi udhëheqësin rus, Vladimir Putin gjatë fushatës dhe që kur filloi mandatin, dhe shprehu interes për të rifilluar bashkëpunimin mes dy vendeve. Shtetet e Bashkuara e ndërprenë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë në vitin 2014 pasi Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina.

Në ditën e dytë të takimit të ministrave të NATO-s në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg tha se do të diskutohen rrugët për të luftuar sulmet gjithnjë e më të shpeshta kibernetike kundër qeverive.

16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)