Aktualitet Operacioni “Fuqia”, sekuestrohen tritol dhe municione luftarake

Operacioni “Fuqia”, sekuestrohen tritol dhe municione luftarake

390
SHPËRNDAJE

Agjentë të policisë së Tiranës, në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin “Fuqia”, ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Ylli Done, 38 vjeç, banues në Tepelenë ( i dënuar më parë)

Arrestimi i këtij shtetasi u bë në afërsi të Qendrës Tregtare “Casa Italia”.

Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi ju sekuestruan:

-45 kg tritol, (309 kallëpe)

– 5 copë eksploziv plastik

– 5 kuti me 500 kapesolla detonatore alumini

– 10 granata mbrojtëse

– 720 copë fishekë model 56.

– 10 ndezësa unifikues granatash

– 1 qese trasparente brenda të cilës iu gjet pluhur kafe me lëndë plasëse artizanale.

-Nje kovë plastike dhe dy çanta

– Dy qese të zeza dhe polipoleni të bardhë

– Një telefon celularë i markës “Nokia”

16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)