Sociale Projekti Veliera në Durrës, Gjykata pezullon punimet pas zbulimit arkeologjik

Projekti Veliera në Durrës, Gjykata pezullon punimet pas zbulimit arkeologjik

509
0
SHPËRNDAJE

Gjykata Administrative ka urdhëruar pezullimin e punimeve për projektin e Velierës në Durrës pas zbulimit arkeologjik disa ditë më parë në këtë zonë.

Shoqëria civile kishte dorëzuar një padi në Gjykatën Administrative ku kërkohej pezullimi i punimeve të bashkisë për projektin e Velierës në Durrës pas zbulimit të rrënojave arkeologjike në këtë zonë.

Nga ana tjetër prokuroria vijon hetimet lidhur me procedurat e ndjekura në zhvillimin e punimeve në këtë zonë.

16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)