Aktualitet Qeveria suedeze, 3.3 milionë euro mbështetje për policinë

Qeveria suedeze, 3.3 milionë euro mbështetje për policinë

387
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri firmosi marrëveshjen për projektin e financuar nga qeveria e Suedisë, për “Forcimin e Policimit në Komunitet, 2017 – 2020”.

Projekti është propozuar nga pala suedeze pas konsultimit me aktorë institucionalë në Shqipëri, të shoqërisë civile dhe aktorë ndërkombëtarë. Ajo synon të rrisë besimin e ndërsjelltë dhe partneritetin ndërmjet Policisë dhe komunitetit përmes ndërveprimit.

Programi bazohet në tre shtylla të lidhura ndërmjet tyre:

  • mbështetje për policimin në komunitet në Drejtorinë Rajonale të Policisë
  • mbështetje për menaxhimin strategjik
  • mbështetje për luftën kunër dhunës në familje. 

Projekti do të zbatohet për katër vitet në vijim, me një buxhet rreth 3.3 milion euro”, thuhet ne njoftimin per media.

Financimet do të përqendrohen për trajnime, mbështetje në infrastrukturë për Policinë e Shtetit si dhe në fushata ndërgjegjësuese për çështjet e policimit në komunitet. Rritja e kapaciteteve synon të përmirësojë aftësitë e Policisë së Shtetit në dhënien e shërbimit, si dhe të rrisë besimin e dëshirën e qytetarit dhe komuniteteve për të bashkëpunuar në mënyrë aktive me Policinë e Shtetit. Kjo ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e veprave penale.

16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)