Botë Vrasja e Kim Jong-nam, arrestohet një tjetër grua

Vrasja e Kim Jong-nam, arrestohet një tjetër grua

383
0
SHPËRNDAJE

Një tjetër grua është arrestuar në lidhje me vrasjen e Kim Jong-nam, vëllait të diktatorit Kim Jong-un. Gjithashtu autoritetet kanë ndaluar edhe të dashurin e saj.

Policia ka deklaruar se ka përfunduar autopsia dhe I kanë rezultatet, por nuk janë bërë ende publike.

Kim dyshohet se është helmuar, teksa ishte në pritje të avionit për të fluturuar në Kuala Lumpur, Malajzi.

Ditën e djeshme u ndalua gruaja e parë e dyshuar, e cila zotëronte një pasaportë vietnameze. Ndërsa gruaja e dytë e ndaluar ka pasaportë indoneziane.

16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)