Kryesoret 9 vjet shtet, Kosova feston Pavarësinë

9 vjet shtet, Kosova feston Pavarësinë

247
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Sot shënohet 9-vjetpori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës.

Për dallim nga vitet tjera, gjatë ditës së sotme nuk do të marshojë FSK-ja, po ashtu do të ketë më pak aktivitete.

Dje Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne, kurse po dje në mbrëmje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë organizuar një pritje për korin diplomatik të akredituar në Prishtinë dhe të ftuar të tjerë.

Ndër mysafirët e vetëm që kishte ardhur në Prishtinë, ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili mori pjesë në dy ceremonitë.

Nëntë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira e shqiptarëve për të fituar pavarësinë.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)