Politikë Basha mbledh aleatët për protestën, PD: Nuk ka orar përfundimi

Basha mbledh aleatët për protestën, PD: Nuk ka orar përfundimi

228
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët e opozitës një ditë parpara zhvillimit të protestës. Të pranishëm janë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ai i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, atë të LZHK-së, Dashamir Shehi, i PDK-së, Nard Ndoka, etj.

Ndërkohë, Partia Demokratike në një deklaratë të shkurtër mbi protestën e nesërme, thekson se ajo do të nisë në orën 12 dhe nuk ka orar të përcaktuar përfundimi, ndërkohë që Policia e Tiranës u ka dhënë vetëm 4 orë leje.

Partia Demokratike hedh poshtë çdo insinuatë të dalë në media “me burime anonime, sikur do të ketë skenar për të provokuar policinë”.

Ndërkohë, Partia Republikane ka mbledhur strukturat e saj drejtuese në kuadër të përgatitjes së protestës së paralajmëruar më 18 shkurt.

Gjatë fjalë të mbajtur në këtë takim, Mediu shprehu emergjencën për një aksion të organizuar politik dhe shoqëror për të larguar qeverinë Rama-Meta, “e cila e ka futur vendin në një spirale korrupsioni dhe kriminaliteti, duke i dhënë pushtetin bandave dhe duke i vënë shkelmin qytetarëve”.

“Detyra jonë kryesore si opozitë është që të kërkojmë dhe të realizojmë reformën zgjedhore, e cila do të garantojë një proces zgjedhor të ndershëm, do të kthejë besimin e qytetarëve të vota e lirë, do të ndalë trafikimin e votës dhe do të bllokojë kapjen e zgjedhjeve nga bandat”, tha Mediu.

 

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)