Aktualitet Fier, plagoset me thikë 35-vjeçari; arrestohet autori

Fier, plagoset me thikë 35-vjeçari; arrestohet autori

634
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Godet disa herë me thikë një shtetas, policia e Fierit zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mbrostar Ferko”,  ku është  goditur disa herë me thikë në trup shtetasi E.B, 35 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier.

Menjëherë pas marrjes së informacionit u organizuan shërbimet e policisë Fier dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit Arsen Ferko, 23 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko” Fier. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën autori goditi shtetasin me iniciale E.B. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Fier nën kujdesin e personelit mjekësor.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)