Extra Horoskopi Horoskopi – 17 shkurt 2017

Horoskopi – 17 shkurt 2017

10594
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

DASHI

Përfitoni nga gatishmëria e një personi, i cili mund t’ju japë qetësinë që dëshironi, për të menduar për zgjidhjen e gjërave që ju shqetësojnë. Dita në përgjithësi do të jetë e qetë.

DEMI

 

Tregohuni më të dashur me partnerin tuaj, e mos u tregoni shumë arrogant. Pavarësisht ideve të ndryshme që mund të keni, mundohuni të gjeni zgjidhje të përbashkëta.

 

BINJAKET

Do të jeni protagonistë absolut në këtë ditë e askush nuk mund t’ua “vjedhë skenën”. Dita do të fillojë plot dinamizëm, me një seri ftesash e telefonatash stimuluese.

GAFORRJA

Rrini sa më larg atyre që kanë dhuntinë t’ju irritojnë. Edhe pse gjithçka shkon mirë, sot do të ndjeheni si në ankth e me një hije pesimizmi që do jua prishë humorin.

LUANI

Hëna në një aspekt pozitiv në shenjë ju ndihmon të kaloni një fundjavë siç duhet. Mos harroni një premtim që i keni bërë një familjari.

VIRGJERESHA

Do të mundoheni të mbroni pozicionin tuaj me ata që komandojnë e do të tentojnë t’ju “shfrytëzojnë”. Do të jeni agresivë e të shpërqendruar gjatë ditës, duke pritur vetëm të sulmoni

PESHORJA

Tregohuni diplomatikë për të thyer akullin mes teje e partnerit, pastaj hapeni zemrën tuaj. Mund të merrni një kënaqësi të këndshme në fushën profesionale.

AKREPI

Nëse ajo që dëshironi është një liri më e madhe veprimi, nuk do të keni vështirësi ta fitoni. Nëse keni një objektiv të përcaktuar nuk do të ndaleni deri në fund të qëllimit.

SHIGJETAR

Janë yjet që do ju ndihmojnë për të “qetësuar ujërat” në raportet më burokratike. Do të gjeni një zgjidhje të kënaqshme e do të ndjeheni më mirë se kurrë.

BRICJAPI

Mos u shqetësoni për gjëra, për të cilat ndërgjegjen e keni në rregull. Për shumë, ka ardhur momenti për të folur qartë në fushën sentimentale. Do të keni nevojë të dini se në çfarë pike duhet të mbështeteni tek partneri juaj.

UJORI

Dikush nga ju do të zgjerojë rrethin e miqësisë me disa njohje të reja që do të ketë gjatë ditës, të tjerë do të mund të mendojnë për gjëra serioze e deçizive. Kujdes!

PESHQIT

Nuk mund të thuhet sot për ju se do jeni të gatshëm për të treguar të vërtetën, por duhet të kuptoni se shpesh gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra. Buzëqeshja do të jetë arma më e mirë.