Aktualitet Kakavijë, sekuestrohen 700 kg kanabis

Kakavijë, sekuestrohen 700 kg kanabis

306
0
SHPËRNDAJE

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 700 kg kanabis, në Kakavijë, në pjesën greke të kufirit. Droga ishte vendosur në një kamion frigoriferik me targa shqiptare, ndërsa drejtuesi është arratisur.

Zbulimi i drogës është bërë rastësisht, pasi doganieri kërkoi një kontroll rutinë.

Në momentin që nisi kontrolli i kamionit, shoferi u arratis duke u fshehur në kufirin e gjelbër drejt Shqipërisë.

Policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare kanë nisur operacionin për arrestimin e shoferit që po transportonte kanabisin.

17 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)